Misse Beqiri në “Ladies Of London: The New Reign”
Modelja Misse Beqiri rikthehet në ekranet
angleze si pjesëtare e “Ladies Of London: The New Reign”. Programi reality TV,
një prodhim i Bravo, debutoi në vitin 2014 dhe ndodhet në edicionin e tij të
katërt. Në të tregohet jeta dhe aktiviteti i tetë personazheve (vendas dhe të
huaj), të njohur në skenën shoqërore londineze.
Ky është një format i njohur për Misse
Beqirin, e cila më parë ka marrë pjesë edhe në “The Real Housewives of
Cheshire”. “Ladies Of London: The New Reign” fillon transmetimin më 5 mars.

Post a Comment