Rina Krasniqi në ekranin amerikan me "Bookish"

 




Aktorja Rina Krasniqi (Okarina) së shpejti do të shfaqet në ekranet amerikane. Më datën 11 janar, seriali “Bookish”, në të cilin Rina interpreton në dy seri, do të fillojë të transmetohet në kanalin PBS. Në këtë serial, Krasniqi luan në rolin e njërës prej motrave të mbretit Zog, princeshës Nafije. Të larguara nga Shqipëria pas ndryshimit të sistemit, princeshat vendosen në hotelin “The Walsingham”, ku i shpëtojnë një atentati… apo jo?

“Bookish” është një prej serialeve më të vlerësuar të 2025 në Mbretërinë e Bashkuar. Ka në qendër Gabriel Book, pronarin e një librarie antike, i cili ndihmon policinë në zbardhjen e rasteve të ndërlikuara kriminale. Në Mbretërinë e Bashkuar, serialin mund ta ndiqni në U&Alibi (UKTV).



Powered by Blogger.