flora cash me një Ep të re - The Power
flora cash – është një duo e përbërë nga
Cole Randall (Amerikë) dhe Shpresa Lleshaj (Kosovë). Partnerë si në profesion,
ashtu edhe në jetë, Shpresa dhe Cole u njohën nëpërmjet SoundCloud, ku filluan
bashkëpunimin muzikor dhe nga ku më pas do të krijohej flora cash. Duoja, e
bazuar në Suedi, arriti sukses ndërkombëtar me këngën “You’re Somebody Else”, e
cila u shndërrua në një prej kolonave zanore më të preferuara në televizione.
Ajo do të dëgjohej në seriale të tilla si “The Good Doctor”, “Locke & Key”,
“The Blacklist”, etj. Kënga ka marrë statusin Platinum në Amerikë, Kanada,
Australi, Francë, etj.
“The Power”, EP-ja më e re nga flora
cash, publikohet më 20 shkurt dhe mund ta porosisni në Spotify.

Post a Comment