Teatri Kombëtar - Gati në 2027?



Ndërtesa e Teatrit Kombëtar është ndoshta e vetmja ndërtesë në Tiranë në të cilën punohet në mënyrë të pandërprerë. Dalëngadalë ka filluar të marrë formë, në atë çka është premtuar të jetë teatri më i bukur në rajon.

Teatri Kombëtar, me arkitekturë nga Bjarke Ingels, themelues i studios BIG, i vlerësuar nga The Wall Street Journal si Inovuesi i Vitit dhe nga revista Time si një prej “100 njerëzve më me influencë në botë”, ka një sipërfaqe prej 9,300 m² (GIA), në të cilën do të përfshihen tre skena dhe një amfiteatër.

E njëjta studio arkitekturore ka fituar edhe projektin e ndërtimit të TOB-it në Prishtinë. Parashikohet që ndërtesa të përfundojë brenda këtij viti, me shpresën që në vitin 2027 Teatri Kombëtar të japë shfaqjen e tij të parë.






Powered by Blogger.