Bebe Rexha gets EXTRA DIRTY




Pas një dekade bashkëpunimi dhe tre albumeve, Bebe Rexha është ndarë nga Warner Records. Albumi i saj i ri do të publikohet nga shtëpia e pavarur diskografike Empire.

Këngëtarja ka zbuluar edhe titullin e këngës së parë nga ky projekt, e cila do të quhet “Extra Dirty”, ndonëse data e publikimit ende nuk është konfirmuar.

Albumi i ri pritet të sjellë një Bebe më të pavarur artistikisht dhe një rikthim te fillimet e saja muzikore. Gati nëntë tituj si “New Religion”, “Sick & Tired”, “Type$hit”, “Freak Inside”, etj., përfliten se do të jenë pjesë e albumit, por asgjë nuk është zyrtarizuar ende.

Në rrjetet sociale, këngëtarja ka postuar vazhdimisht fragmente vizuale, të cilat mendohet se janë shkëputur nga videoklipi i këngës së re.

Empire është njëkohësisht shtëpia diskografike e Shaboozey (“A Bar Song – Tipsy”), i cili së bashku me Bebe Rexhën (“Meant To Be”) mbajnë dy nga këngët country më të suksesshme të dekadës së fundit.
Një bashkëpunim mes tyre? Do të ishte nona!

Powered by Blogger.