Biondi – Talk I$ Cheap EP
Biondi ka publikuar EP-në "Talk i$ Cheap", e cila përbëhet nga gjashtë këngë dhe është një prej albumeve më të mirë të këtij viti. Na kujton pak hip-hopin e fillimviteve 2000 me instrumentalet në sfond, por të sjella kaq mirë në shqip. Është zor të veçosh më të mirën, por në "Paper", Biondi shfaq qartë përse është ndër më të mirët e brezit të tij. “Rosa Blanca” është e preferuara jonë, ndërsa “Who dis” ka më shumë shanse të jetë hiti i këtij albumi.

Post a Comment