Dhe Rita Ora me këngë shqip?

 



Në rrjetet sociale është bërë virale një video ku një fans (Kaechi LaH) pyet se përse popstaret shqiptare si Dua, Rita, Ava dhe Bebe, nuk sjellin ritme nga vendet e tyre? Ai shfaq disa sekuenca nga një këngë e motrave Istrefi duke i vlerësuar dhe tregon se përse duhet të sjellin këngë të tilla.

Duket si diçka e dëgjuar më parë, apo jo? Sa herë e kemi thënë ne, lol. Sidoqoftë, videoja duket se i ka tërhequr vëmendjen edhe Rita Orës, e cila i është përgjigjur me: 'It’s coming' (Po vjen). Rita këtë vit publikon albumin e ri dhe, siç duket, pas Ylli Limanit, janë në plan edhe bashkëpunime të tjera me artistë shqiptarë dhe ritme shqip."


Powered by Blogger.