Djali - Teatri Kombëtar Eksperimental
Djali është një pjesë prekëse e cila
trajton historinë e një çifti të divorcuar dhe marrëdhëniet me djalin e tyre me
probleme të shëndetit mendor. Në përfundim të çdo marrëdhënieje në jetë, nuk
mund të rrish pa pyetur veten nëse mund të kishe bërë më shumë, nëse ishte disi
faji yt që gjërat nuk funksionuan si duhet, e kjo pikëpyetje bëhet akoma më e
thellë kur flitet për humbjen e një fëmije. E pavarësisht përgjigjes, secili e
përjeton një farë fajësie edhe pse nuk mund të jetë fajtor. Nuk është çështje
të qenit apo jo, më tepër sesa e perceptimit.
Në fillim kur pashë skenografinë thashë…
oops! Por vetëm me një veprim të vogël, nxjerrjen e topave të bardhë dhe
shpërndarjen e tyre nëpër skenë… dhe çdo gjë mori një pamje tjetër: si
perceptimi i pjesës, por dhe skenografia. E përmend sepse janë kaq elemente të
thjeshtë por SA të gjetur, që ndryshojnë gjithçka. Fiksim edhe pjesa e skenës
tek spitali. Dukej sikur transferoheshe në një skenë filmi. Doktori mund të
fliste pak më ngadalë, por ok.
Ne erdhëm për Joni Pulleja, i cili
ishte super (gjë që pritej dhe e kemi thënë që është e ardhmja e teatrit
shqiptar) dhe ndenjëm për Egla Ceno. Ndoshta nga prezenca e saj në TV
njerëzit mund të kenë harruar disi, por Egla është aktore shumë e mirë. Kemi
vënë re që pjesët teatrale në Shqipëri përherë e më shumë krijojnë një
“komunikim” me spektatorin, e kur na erdhi Egla në sallë në mes të shfaqjes
lol. Imagjino t'i thoja: "A mund ta bëjmë një foto?" hahahahhaha. Do
më rrihte lololol.
Nejse, humor partizan. Përgjatë shfaqjes po mendoja se personalisht do e kisha çuar pjesën më në ekstrem. Do kisha shtyrë më shumë në të bërtiturat, piskamat, qarjet, konfrontimet. Do doja ta “frikësoja” spektatorin ta ndjente tamam dhimbjen e kësaj pjese. Regjisori Fatos Berisha ishte treguar më i kujdesshëm në këtë anë. E… nuk i vë dot faj, sepse kur u ndezën dritat të paktën 5 vajza i pashë unë që po qanin. Imagjino çfarë do ishte bërë me idenë time… I would have loved it lol.

Post a Comment