Luana Bajrami shpërblehet me Oscar
Filmi “Two People Exchanging Saliva”, ku aktorja shqiptare Luana Bajrami interpreton
në rolin kryesor, ka fituar çmimin Oscar në
kategorinë “Live Action Short
Film”. Këtë vit, për herën e shtatë në
historinë e çmimeve Oscar, u shpallën dy fitues në të njëjtën kategori.
Filmi “The Singers” gjithashtu u shpall fitues i të njëjtit çmim. Kjo fitore
dhe suksesi në qarkun e festivaleve evropiane i kanë hapur derën e Hollywood-it
Bajramit, e cila sapo ka mbaruar xhirimet e “Les jours les plus intenses de Guido Kalb”.
Post a Comment