Rikthehet Festivali Kombëtar i Filmit

 




Pas 13 vitesh mungese, “Festivali Kombëtar i Filmit” rikthehet këtë qershor në edicionin e tij të 14-të. Lajmi është bërë i ditur nga QKK, e cila që prej vitit 1997 ka qenë organizatorja e këtij festivali. I themeluar në vitin 1976 nën përkujdesjen e kinostudios “Shqipëria e Re”, në edicionin e tij të parë festivali prezantoi 11 filma konkurrues, dokumentarë dhe filma vizatimorë. Kjo traditë vazhdoi deri në vitin 1990, kur festivali filloi të organizohej  një herë çdo pesë vjet. Pas viteve 2000, janë mbajtur vetëm tre edicione: në 2000, 2006 dhe i fundit në 2012. Rikthimi i festivalit vjen edhe si një tregues i rritjes së prodhimtarisë kinematografike shqiptare në të gjitha trojet shqipfolëse.

Powered by Blogger.