Fajin nuk e ka AI - Xhoana - Vetëm
Jo, po AI, jo po… ok. Kjo këngë është
shumë e thjeshtë, shumë e bëshme. Atëherë përse një artist shqiptar nuk mund të
sjellë një krijim të tillë përveçse pordhalitetit intelektual e pretendimeve
"delulu" rreth vetes? Përse? Ka një vijë muzikore shumë të thjeshtë,
një vokal të thjeshtë… përse nuk e bëjnë dot? Aaaaa… problemi nuk është AI. Ai
është thjesht “një instrument” i ri i cili sjell një produkt. Një produkt i
“urdhëruar” nga një person i cili ndoshta nuk di të luajë 40 instrumente, nuk
di solfezh e pentagram, por që ka një fantazi dhe intuitë muzikore më të pasur
se artisti juaj i preferuar. Jo po janë pa shkollëëëë. Ndërkohë muzikantët
përpara vitit 1025 (sideye emoji)... E nuk është se Nero këndonte në Romë me
partitura në dorë. Ju justifikojeni veten si të doni, por AI është këtu për të
qëndruar, e nëse mund të sjellë një këngë më të mirë se ju që merreni tërë
jetën me muzikë… atëherë Gëzuar!
Post a Comment