A është Riki next?
Brenda një viti, Riki ka publikuar rreth
15 videokëngë, çka e vendos atë në kategorinë e artistëve më prodhimtarë të
momentit në Shqipëri. Ai i ka të gjitha premisat për të qenë një popstar i
ardhshëm në tregun tonë: zërin, edukimin muzikor, pamjen, mbështetjen nga 360
Media dhe… një album të ri, i cili titullohet “Prej zemre”.
Në këtë album kuptohet qartë që Riki
është një “old soul”, çka krijon disi një problem në perceptimin tek dëgjuesit
e brezit të tij. Pavarësisht krijimtarisë së larmishme, Rikit ende i mungon ai
hiti që do e bëjë emër shtëpiak.
E teksa albumi ka këngë të bukura, ai hit
nuk gjendet në të. “Pyetjen e kom”, “Mos m’thirrni”, “Harroje” dhe “Me dasht
ti” janë këngët më të spikatura nga ky album.

Post a Comment