Alban Skënderaj - Albumi i ri "Rrënjët"
Pas një turneu të suksesshëm në Europë, Alban Skënderaj
ka paralajmëruar publikimin e albumit të ri, i cili mban titullin “Rrënjët”.
“Me këtë album jam kthyer në shtëpi”, tregon këngëtari, duke bërë të ditur se
kjo do të jetë edhe fryma dhe vija muzikore që do të përcjellë ky album. Ky
është albumi i katërt në studio i Albanit (Fllad në shkretëtirë 2006, Melodi
2008, Ende ka shpresë 2011), i cili ka në diskografinë e tij edhe tre albume
live (Tingujt e ditarit tim 2016, Hapësira e një ëndrre 2018, Motiv i jetës
sime 2025). “Rrënjët”, albumi i tij i parë në 15 vjet, do të dalë në treg më 2
maj.

Post a Comment