Asgjë Sikur Dielli – Live tek Tulla
Disa herë kemi dash me ndjek ASK live dhe më në fund ja ku jemi. Në një koncert
sold out si çdo tjetër i ASK. “Crowd” këtu ishte më cool-i që kemi hasur në
Tiranë dhe i grupmoshave të ndryshme. Harron për një moment që je në një
koncert rroku, sepse në Shqipëri në përgjithësi dhe në koncerte njerëzit vishen
nice. Jo se po e kritikojmë, bile na pëlqeu, thjesht diçka që vihet në pah.
Tirana ka të rinj trendy, të bukur e me stil, por gjërat janë përzier aq shumë
saqë humbasin në atë rrëmujën e natës në qytet, e dalin në pah vetëm në evente
të tilla të caktuara.
ASK nuk ka nevojë për koment e pothuajse
gjatë gjithë koncertit u shoqërua në kor nga publiku. Vazhdon të mbetet një
prej bandave rrok më të suksesshme dhe më të njohura në shqip.
Fiksim bisedat në radhët e banjos që më
kujtuan pak Terminal 5 lol. Ene italiania që s’dinte ku të shkonte majtas a
djathtas. Po dy dyer janë mi. Apo rrezik ka qenë shqiptare dhe ajo e ka kujtu
se isha unë italian e dy të pimë aty tu fol si si banjo labamanos hahahahha
LOOT.
Aty takova dhe Dafina Bytyqi e cila hapi
koncertin dhe mori aprovimin tonë menjëherë pasi interpretoi “Are You Gonna Be
My Girl”! Shumë nice dhe në person.
Gjithashtu, më duhet ta përmend këtë; më
bëri shumë përshtypje Klejda, bashkëshortja e Albanit, e cila ishte kudo, por
dmth kudo për të siguruar mbarëvajtjen e koncertit. Like a boss!
Ajo vajza me t-shirt Dior, ajo flokëkuqja
me adidas dhe ato dy vajzat që nuk pushuan një sekondë së kërcyeri… LOVE
Ambienti, muzika, performanca, publiku…
një natë 10.

Post a Comment