Erblin Osmani: Ylli i ri i Bayern Munich hyn në histori
Në moshën vetëm 16-vjeçare, Erblin Osmani
është kthyer në emrin më të diskutuar të futbollit gjerman dhe atij
mbarëshqiptar. Mesfushori me origjinë nga Kosova u bë lojtari i dytë më i ri në
histori që debuton për gjigantët e Bayern Munich në Bundesliga, duke hyrë në
fushë më 21 mars 2026.
Osmani luan si mesfushor defensiv. Ai
shquhet për qetësinë e jashtëzakonshme gjatë lojws, saktësinë në pasime dhe
pjekurinë taktike. Trajneri Vincent Kompany e ka përshkruar atë si një talent
me inteligjencë të lartë loje, çka i mundësoi kalimin e shpejtë nga akademia
U17 direkt në ekipin e parë.

Post a Comment