Ja pra që koncertet bëheshkan

 


Ne gjithmonë kemi këshilluar dhe pyetur se përse artistët shqiptarë nuk mbajnë koncerte apo nuk shkojnë në turne. Kuptohet që, nga ana menaxheriale, performancat në klube janë praktike dhe mëse të kuptueshme, por nga ana artistike dhe ekonomike, turnetë janë aty ku artistët marrin maksimumin. Më në fund, duket se i kanë rënë lapsit. Koncertet dhe turnetë e artistëve të njohur po anonçohen çdo muaj.

Alban Skënderaj, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Elvana Gjata, Noizy, Armend Rexhepagiqi, Adelina Ismajli, Fifi etj., i janë drejtuar arenave të mëdha, duke rikthyer më në fund traditën e turneve dhe koncerteve në shqip.

Le të shpresojmë që të mos mbetet një trend i vitit, por pjesë e aktivitetit të tyre artistik, ashtu siç duhet.




Powered by Blogger.