Letskillua - albumi i ri "BrrBrr"
Një numër rekord prej 18 këngësh
përfshihen në albumin e ri “BrrBrr” të Letskillua. Ky është albumi i tij i dytë
pas “Rrno për me tregu” (2022), ndërsa ka publikuar dhe një EP “Metamorfozë” në
2023. Është një album i realizuar mirë si lirikisht, ashtu edhe muzikalisht, me
elemente hyperpop, trap, digicore e pluggnb që përcjellin një ndjenjë
futuristike, por pa lënë pas edhe rimat old school dhe tekstet gangsta rap.
Në fakt, ky është një ndryshim i
Letskillua-s që vihet re në këtë album. I njohur për tekste sociale, në
“BrrBrr” vihet re një kalim në gangsta rap dhe street bravado, por i bërë me
finesë nëpërmjet vargjeve ironike, me humor e shpesh herë “dark”. Tekstet
gjithmonë kanë qenë ana më e fortë e tij, por në këtë album edhe muzikalisht ai
është (lets)kill(ua)in it! :P
Kur thotë:
“Ti nuk je Toni, je
Hana Montana” hhahahhahahahahaha LOOOOT
“Unë e kam pështy atë
diplomë / heronjtë e mi shesin coke”
“E din që veshesh
shtrenjtë, veç se shitesh lirë”
“Nuk i du ata që të
vërtetës i japin nuancë”
“Coke i kam shit unë
Edrit e Stefit / me ato lekë e bleva unë benzinë…”
këto janë vetëm disa nga vargjet që na
vijnë momentalisht ndërmend, por lirikisht Letskillua u ka lënë mbrapa të
gjithëve me këtë album. Phewww!
“Jakup Ferri”, “Go Go Get It”, “Zizek”,
“Ujku do mjegull”, “Vera kur vjen” janë disa prej më të preferuarave tona.

Post a Comment