Nora Istrefi publikon The EP IV
Nora Istrefi ka publikuar EP-në e titulluar “The Ep IV”. Kjo është EP-ja e dytë e këngëtares (pas “Vetëm mua” 2010), e cila mban në diskografinë e saj edhe tre albume, më i fundit “N’ora” i publikuar më 2008. EP-ja përmban katër këngë, dy prej të cilave janë duete me Muharrem Ahmetin dhe Sinan Vllasaliun. Teksa Nora mbetet gjithmonë një nga pop-girls më të njohura në shqipe, në këtë EP ajo ka zgjedhur një drejtim tjetër, me këngë të cilat i përkasin pop-folkut. Ep mund ta dëgjoni në Spotify. Ai shoqërohet dhe me katër videot përkatëse të cilat i gjeni në YouTube.

Post a Comment