Alban Skënderaj sundon YouTube në Shqipëri
Albumi i ri “Rrënjët” ka debutuar
suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, duke e bërë Albanin artistin më të
dëgjuar të javës në Shqipëri dhe këngën e tij “Vajzo” këngën më të dëgjuar në
vend. Në të njëjtën kohë, të tetë këngët e këtij albumi renditen në Top 20 e
videove më të shikuara të javës, duke e bërë Albanin artistin e parë vendas që
e ka arritur këtë.
Post a Comment