Butrint Imeri publikon albumin “I pari” më 10 qershor.
Titullohet “I Pari” dhe përmban 14 këngë,
albumi i ri i Butrint Imeri, i cili do të publikohet më 10 qershor. Këngëtari
është rikthyer në Instagram dhe ka bërë të ditur sot këtë lajm, duke publikuar
kopertinën dhe titujt e këngëve të albumit të ri.
Bien në sy që, ndryshe nga çfarë pritej,
në këtë album nuk ka asnjë bashkëpunim, si dhe tre këngë të paralajmëruara si
“Explicit”… OK OK!Gjëja tjetër interesante është edhe kopertina e këtij albumi.
Një grup njerëzish që udhëtojnë drejt majës së një mali ku shfaqet një dritë…
dhe Butrinti që ecën në krahun e kundërt… We wanna know more.Paralajmërimi i
albumit është shoqëruar edhe me një letër nga vetë këngëtari, i cili, midis të
tjerash, tregon se “‘I Pari’ nuk është veç një album. Është versioni më real i
imi deri më sot.”
Nga sot albumin mund ta paraporosisni në Spotify.
Bruh is about to break the internet lol.
Post a Comment