Indri Shiroka në Nossos Caminhos

 



Aktori Indri Shiroka është përzgjedhur për të interpretuar në rolin e Elio de Angelis, në filmin e ri të regjisores braziliane Carla Di Bonito. “Nossos Caminhos” (Rrugët tona) tregon për Karlën, një gazetare braziliane e cila, pas vdekjes tragjike të motrës së saj nga një mbidozë droge, përballet me traumat e së kaluarës së saj. Për të gjetur paqe, ajo nis një udhëtim emocional drejt rrënjëve dhe origjinës së saj në Brazil. Skenari i “Nossos Caminhos” është fitues i mbi 200 çmimeve ndërkombëtare, duke e shndërruar në një prej projekteve më të shumëpritura të vitit në kinematografinë europiane.

Powered by Blogger.