Kënga Magjike ndryshon rregullat

 



Kanë filluar pranimet për edicionin e ri të festivalit Kënga Magjike, të cilat duhet të dorëzohen tek stafi organizues në datat 2, 3 qershor. Këtë vit festivali ka ndryshuar masivisht rregullat e tij. Artistët konkurrues nuk do të votojnë më për fituesit. Kjo detyrë tani do t’i kalojë jurisë dhe publikut. Një ndryshim tjetër është dhe rradhitja e këngëve. Nuk do të ketë më një klasifikim, por në një stil prej “awards show” do të jepen çmime të ndryshme për kategori të caktuara. Festivali do vazhdojë të shpallë çmimin e parë, i cili mbetet dhe çmimi më i madh dhe më i rëndësishëm i tij.


Powered by Blogger.