Oda Haliti në Berlin Beats
Berlin Beats një prej eventeve më të
mëdhaja të muzikës elektronike në Gjermani, rikthehet në muzeun Hamburger
Bahnhof nga 12 qershori deri më 27 gusht 2026. Pjesë e programit të këtij viti
është dhe DJ-ja dhe producentja shqiptare Oda Haliti, e cila do të performojë
live të enjten, më 13 gusht.
Haliti ka një lidhje të gjatë historike
me këtë ngjarje kulturore. Ajo debutoi në edicionin e parë të Berlin Beats në gusht
të vitit 2023, ndërsa në qershor të vitit 2024 hapi zyrtarisht edicionin e tij
të dytë para mijëra vizitorëve. Performanca e saj e radhës konfirmon
bashkëpunimin e suksesshëm mes artistes dhe platformës që feston kulturën
elektronike berlineze. Ndërkohë javën tjetër ju mund të ndiqni Odën në Tiranë
më 28 maj, në setin e hapjes së Tirana Mediterranean Film Festival.

Post a Comment