Qëndresa në një duet me Drake


Në qershor të vitit të kaluar ne ju prezantuam me Qëndresën, një këngëtare me origjinë shqiptare e cila aktivizohet në Angli. Sot i rikthehemi për t’ju prezantuar me këngën e saj më të re “Slap The City”, një bashkëpunim me Drake! Bruuuuh! Reperi i njohur kanadez, ka publikuar sot tre albume të reja “Iceman”, “Habibti” dhe “Maid of Honour”, duke shkaktuar probleme në shërbimin e Spotify, falë dyndjes së fansave për të dëgjuar albumet e reja. “Slap The City”, kënga me Qëndresën, gjendet në albumin “Habibti”. Në fillim të majit, Qëndresa publikoi edhe “Rain in July/Be The One”, të cilat mund t’i dëgjoni në Spotify dhe YouTube.

Powered by Blogger.