Kosova dhe Shqipëria t’i thonë JO Eurovisionit.

 


Kosova ka që prej vitit 2008 që tenton dhe aplikon për të marrë pjesë në Eurovision. Këtë javë, EBU pati një asamble në Pragë, ku sërish nuk u pranua pjesëmarrja e Kosovës, por shprehu “dëshirën” për të vazhduar bisedimet për anëtarësimin dhe përfaqësimin e Kosovës në të ardhmen, pas disa ndryshimeve të reja në EBU. NUUUUUH! Një vend europian kërkon prej 18 vjetësh të marrë pjesë në një festival dhe këta shkojnë e fusin Australinë? Dhe RTK deklaron se akoma do të vazhdojë të aplikojë? Absolutisht jo. Përkundrazi, edhe Shqipëria duhet të tërhiqet në mënyrë proteste, ashtu siç u tërhoqën shumë vende për Izraelin këtë vit. Në këtë pikë nuk është më çështje rregullash, por mosnjohje e një shteti sovran. Duhet të mësojmë të kemi pak sedër, se jemi bërë rrogoz në çdo fushë. Se e ngriti lart artin shqiptar pjesëmarrja në Eurovision dhe si do ia bëjmë… Maksimumi që bëri, na futi në borxhe. Very European of EBU.

Powered by Blogger.