Televizionet shqiptare – nuk paguajnë të drejtat e autorit
Pothuajse asnjë nga televizionet
shqiptare nuk paguan të drejtat e autorit, të paktën kur vjen puna te muzika.
Nuk po i futem filmave, se kush shikon më filma në TV, por te muzika…Nuk është
se kjo nuk dihej, por kamuflohej disi me lezet. Tani YouTube-i i ka nxjerrë
fare në shesh. Çdo program që hedhin në YouTube ka momente të gjata heshtjeje
ose performanca të fshira, gjë që ndodh kur nuk ke të drejtën e përdorimit të
një audioje të caktuar. LOOOOOT!Dmth, nuk është se bëmë ndonjë studim, thjesht
një observim. E më e bukura, E BUKURA fare, është kur këto televizione
raportojnë për ndonjë video apo audio, 10-sekondëshe nga programet e tyre që
përdoret për meme. Lmao.Pale pastaj artistët shqiptarë, që as nuk bëhet fjalë t’i
paguajnë. Ju shkojnë dhe programe. A pika. Në 2026, dmth. Edhe duan këta…Dhe
kulmi është që të gjitha televizionet pretendojnë se nuk bëjnë lekë, ndërkohë
që të ardhurat nga reklamat kapin shifrën e 72 milionë eurove në total. Dmth…
Post a Comment