Albanian Mafia e Hollivudit


 

Nisa dje një serial me titull Ride or Die, që faktikisht është një prej serialeve aksion-komedi më të mirë që kam parë në vite. Në serinë e dytë... veç kur më del Albanian Mafia. E nona!

Teksa në fillim, kur përmendej Albanian Mafia, nuk e di, na bënte ta komentonim si me gallatë, së fundmi është shndërruar në stereotip. Çdo serial që zhvillohet në Angli e ka nga një shqiptar nga bota e mafies. Ikën italianët e rusët, tani mbetëm ne.

E ok, se stereotipet kanë të vërtetën e tyre. Të gjithë e njohim nga një që... you know. Por të paktën realizojeni tamam. Asnjë nga personazhet shqiptarë nuk ishte aktor shqiptar. Shqipja që flisnin nuk ishte shqip. E, më tepër, interpretonin si sllavë sesa si shqiptarë.

Ku ka bob në Shqipëri që vishet ashtu më? E që flet ashtu? Shqiptarët po folën, ka mbaru muhabeti. Lol.

Pastaj i prezantojnë sikur... i mbarojnë për pesë minuta. Shqiptarët më? Shqiptarëve nuk u del inati derisa të japin frymën e fundit. Ne literally shpikëm gjakmarrjen... like? Bruh! Pse kujtoni ju se italianët s'merreshin me ne? Lol.

Ore, e bëtë që e bëtë, po bëjeni tamam. Kanë nxjerrë aty një me flokë në mes. Ku ka naçu me flokë në mes, o lale? O amerikano! Shqiptarët janë të gjithë me fade e me flokë të zeza. E kishin veshur edhe me lule.

Nga gjithë aktorët shqiptarët që duan me luajt në seriale, shkojnë zgjedhin malazezë e çekë.

Amazon Studios... fiks dhiz or ju bi karrefull. Verri karrefull. Mos thuaj s'ju thashë. Lol.

Powered by Blogger.