Aurora Nishevci Shqiptarja e The Last Dinner Party
The Last Dinner Party është një grup
indie rock nga Londra, i cili përbëhet nga pesë anëtare, midis të cilave është
dhe shqiptarja Aurora Nishevci. E lindur në Kosovë, Aurora u bë pjesë e grupit
në vitin 2021, i cili me albumin e tyre "Prelude to Ecstasy" debutoi
në vendin e parë të UK Albums Chart. Në këtë album gjendet edhe kënga
"Gjuha", në të cilën Aurora këndon në gjuhën shqipe. Grupi gjithashtu
është vlerësuar me dy BRIT Awards, "Rising Star Award" dhe "Best
New Artist", duke u shndërruar në një prej akteve më të suksesshme të
momentit në MB. Kënga e tyre më e re titullohet “Knocking at the Sky” dhe mund
ta gjeni në YouTube dhe Spotify.
Post a Comment