Dhurata Dora drejt tregut ndërkombëtar

 




Dhurata Dora ka firmosur një marrëveshje ekskluzive me Universal Music Southeast Records dhe Ventura Records, duke shënuar një etapë të re në karrierën e saj ndërkombëtare. Bashkëpunimi synon ta pozicionojë artisten edhe më fuqishëm në tregun global përmes një strategjie të dedikuar artistike, marketingu dhe zhvillimi. Universal Music Southeast Records është krijuar pikërisht me misionin për të zbuluar dhe promovuar artistët më premtues nga Ballkani dhe Evropa Juglindore në skenën botërore, duke i lidhur ata me rrjetin global të Universal Music. Projekti i parë i Dhuratës në kuadër të kësaj marrëveshjeje është "TOKA" në bashkëpunim me DJ Snake, ndërsa kompania e konsideron atë një nga artistet me potencialin më të madh ndërkombëtar që ka nxjerrë rajoni.

Ps. Kur ju thoja unë ore punoni për tregun e huaj, ncuq ncuq. Ja se e bëjnë gjermanët lol.

Powered by Blogger.