Ja kompozimet me elementë shqiptarë në filmin Odisea

 



Është publikuar sot kolona zanore e filmit “Odisea” e cila është realizuar nga kompozitori dhe producenti Ludwig Goransson. Albumi përmban 23 kompozime, midis të cilave dhe pesë kompozime të frymëzuara nga folklori shqiptar. “Ithaca” hapet me një pjesë të luajtur me cylja dyjare (fyell dysh), “Hades” (nga fundi) përfshin elemente vajtimi polifonik, “Sirens” përdor teknikën e hedhësit ndërsa “Calypso / Agamemnon”, “Let’s Go Home” përmbajnë ison labe. Për realizimin e këtyre pjesëve muzikore, Goransson vizitoi Shqipërinë në 2025 ku dhe regjistroi interpretimin me fyej të çobanëve vendas, duke respektuar kërkesën e regjisorit Nolan i cili i vendosi si kusht për këtë film që të mos përdorte orkestër tradicionale. Ky ishte një tingull që Goransson nuk e kishte dëgjuar më parë në ndonjë film, e me suksesin paraprak, fyejt shqiptarë ndoshta do kemi mundësinë t'i shohim të interpretojnë në natën e çmimeve Oskar.
















Powered by Blogger.