Kidda sjell “Kiddisht”

 


Titullohet “Kiddisht”, albumi i ri i Kidda dhe duket se do të jetë një prej albumeve më të mira të vitit. Përmban gjithsej 18 këngë, nga të cilat tetë janë hite të mëparshme si “Ça je”, “Inati” etj., ndërsa 10 janë këngë të reja. Puna për “Kiddisht” ka filluar që në vitin 2024 dhe duket se e gjithë kjo pritje do ta justifikojë veten, pasi ne dëgjuam disa prej këngëve të reja dhe… phewww! 3, 5, 8 dhe 12 në album duken nonaaa! Ky është albumi i parë në studio i Kidda, i cili debutoi rreth tetë vjet më parë në tregun shqiptar me hitin “A m’foli mu”, duke u vlerësuar nga Albanyac si një prej artistëve të rinj më të mirë dhe më premtues të vitit 2018. Albumin mund ta rezervoni në Spotify.




Powered by Blogger.