Kush i vodhi shezllonat?


Besoj e keni lexuar lajmin në lidhje me “gjetjen” e shezllonave të një resorti italian në një plazh shqiptar. Mirë italianët që e publikuan kudo si vjedhje, por media shqiptare?

Me një investigim të shpejtë, e merr vesh se ky lajm nuk ka kuptim. Në lajmin original (20 qershor 2024), që prej ditës së “vjedhjes” së këtyre shezllonave, pronarët e Onde Chiare raportuan se dëmi total ishte 50.000 euro. Ndërkohë, në vitin 2026, të njëjtën ngjarje e raportojnë me një dëm prej 45.000 eurosh. 5000 euro nuk janë pak me u gabu, apo jo?

Në të njëjtën kohë, ata thanë se “vjedhja” ndodhi në më pak se 30 minuta. Tani... se vetëm të jesh idiot, dmth. Të vidhen 350 shezllona për 30 minuta do të thotë të lëvizen 11.67 shezllona në minutë, ose një shezllon çdo 5 sekonda. Edhe sikur kjo të ishte e mundur, do të duheshin të paktën 15-20 veta për ta realizuar këtë aksion.

Tani imagjinoni 15 persona duke ngritur, palosur dhe transportuar shezllona, ndërkohë që jo vetëm rojet, por e gjithë lagjja do ta kishte marrë vesh. Në shkrimin original thuhet se përdorën për transport një “truck” (kamion). Për 350 shezllona? Për t'i transportuar do të duhej një maune (14 me 3 metra!!!). E imagjinoni maunen duke hyrë në resort, duke theyr derën (sië kanë deklaruar) duke u parkuar pranë pishinës, me 15 veta që ngarkojnë 350 shezllona e pastaj largohen, pa i vënë re askush? Dmth...

Pastaj vjen deklarata e pronarëve: "Donim të shkonim vetë te resorti shqiptar, por vendosëm ta ndjekim ligjërisht." E çfarë do t'i bënit resortit po të shkonit? Do paguanit 50 euro që të thekeshit në diell? Se gjë tjetër çfarë? Lol.Italianët e kanë bërë edhe më parë këtë lloj historie. Edhe në Amerikë kanë pasur raste të ngjashme: hajt se e paguan siguracioni. Por mua më vjen inat me shtypin tonë, që e merr menjëherë të mirëqenë dhe e publikon pa bërë as verifikimin më minimal, vetëm për të sharë të vetët.


 

Powered by Blogger.