Qengji i vogël, kolona zanore e filmit "Hijamat".
Muzika shqiptare përzgjidhet nga një tjetër regjisor i njohur. Një prej këngëve më të njohura për fëmijë “Qengji i vogël” është përzgjedhur nga regjisori Nader Saeivar, për kolonën zanore të filmit të tij më të ri “Hijamat”. Saeivar është një regjisor dhe skenarist iranian, i nominuar dhe fitues i shumë çmimeve në festivalet e filmave nëpër botë si ai i Pekinit, Kanës, Venecias, Berlinit, Oscars etj. Filmi i cili flet për një familje emigrantësh turq në Gjermani, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë apo shqiptarët dhe përzgjedhja e këngës ka qenë preferencë e regjisorit. Problemi? Kënga shfaqet e marrë nga një kompani turke HitsLab e cila ofron muzikë pa të drejtat e autorit. Por kënga e ka një autor dhe ai është i madhi Zef Lekaj. Ndoshta producentët e filmit nuk janë në dijeni sa popullore është kjo këngë në Shqipëri, por… duket se do e marrin vesh së shpejti. Filmi pati premierën këtë muaj në Karlovy Vary Int. Film Festival (Rep. Çeke) ku ishte nominuar për çmimin kryesor Crystal Globe.
Post a Comment