Shqiptarët, të parët në botë për lajme
Që shqiptarët mbarojnë për lajmet, këtë e
dimë. Por që të ishin ndër popujt më të interesuar në botë? Ja, edhe këtë e
mësuam.
Në Shqipëri sot operojnë gjithsej rreth 13
kanale televizive që transmetojnë vetëm lajme 24/7, duke e renditur vendin tonë
të pestin në botë për numrin e kanaleve të lajmeve dhe të parin për raportin me
popullsinë.
Shqipëria renditet e para në botë me një
stacion televiziv lajmesh për çdo 185 mijë banorë, e ndjekur nga Turqia me një
stacion lajmesh për çdo 2.9 milionë banorë.
Me kaq informacion, do të mendoje se do
t'i kishim rregulluar disa gjëra. Por duket se për ne vlen më shumë ajo
shprehja: "Shumë informacion është diçka e rrezikshme."
India: 340+ kanale
Rusia: 30+ kanale
Turqia: 30+ kanale
Kina: 25+ kanale
Shqipëria: 13+ kanale
Franca: 8+ kanale
Italia: 8+ kanale
Polonia: 8+ kanale
Amerika: 7+ kanale
Rumania: 6+ kanale
P.S. Statistikat janë bazuar vetëm në kanale
televizive tradicionale (tokësore, kabllore dhe satelitore), duke përjashtuar
platformat live streaming, si edhe kanalet e specializuara për sport, biznes,
mot apo fusha të tjera. Janë marrë në konsideratë vetëm kanalet që transmetojnë
lajme të përgjithshme 24/7.
Post a Comment