A është larguar Gjesti nga 360Media?
Mungesa e promovimit të këngës së re “Gasolina” me Dhurata Dorën ka ngritur dyshime se Gjesti mund të jetë larguar nga 360Media.
“Gasolina” është projekt i Dhurata Dorës, e cila ka marrëveshje ndërkombëtare me Southeast Records, Ventura Records dhe Universal Music, ndaj promovimi i këngës ndjek rregulla të ndryshme. Flitet se të dyja palët thjesht kanë përfunduar kontratën një vjeçare e cila mesaduket nuk është rinovuar, por hatërmbetje nuk ka. Gjesti dhe 360Media vazhdojnë të ndiqen në Instagram, ndërsa promovimet e mëparshme të artistit janë ende në profilin e kompanisë.
Pra, për momentin, largimi i Gjestit nga 360Media mbetet vetëm një dyshim dhe jo një fakt i konfirmuar.

Post a Comment