Dua Lipa për herë të parë në kopertinën e Vogue Italia




Dua Lipa ka zbukuruar për herë të parë kopertinën e Vogue Italia, duke qenë protagonistja e numrit të shtatorit 2026 të revistës ikonike të modës. Në intervistën e saj të parë pas martesës me Callum Turner, këngëtarja flet për jetën e re, dashurinë dhe mënyrën si ka ndryshuar këndvështrimi i saj për suksesin.

Pas viteve kur këngët e saj shpesh frymëzoheshin nga kërkimi i dashurisë apo zemrat e thyera, Dua thotë se tani është kurioze të zbulojë çfarë ndodh kur dashurinë e gjen vërtet. “Dua një jetë të pasur, por jo të ngarkuar”, është filozofia e saj e re. Ndërsa fansat presin muzikën e ardhshme, një kapitull i ri në jetën e saj mund të sjellë edhe një Dua Lipa ndryshe në këngët që do të vijnë. 







Powered by Blogger.