Njihuni me Daniel Nurka



Daniel Nurka është aktor dhe personazh televiziv me origjinë nga Marinëza e Fierit, i cili u zhvendos në Greqi që në moshë të vogël.
Pasi studioi fillimisht për rrjete dhe telekomunikacion, në moshën 21-vjeçare iu përkushtua aktrimit.
Ai u bë i njohur në Greqi përmes serialit “Sympetheroi apo ta Tirana” (“Krushqit nga Tirana”).
Kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 2024, kur fitoi “Survivor Greece”, duke u shpallur shqiptari i parë që triumfon në këtë reality-show.
Fitorja i siguroi edhe çmimin prej 100 mijë eurosh dhe një ekspozim të madh mediatik.
Pas “Survivor”, ai mori pjesë në “Exathlon Greece” dhe vijoi aktivitetin si aktor e model.

 

Powered by Blogger.