Shqiptarët preferojnë muzikën shqip


Ne kemi vite që ndjekim renditjen e videokëngëve më të shikuara në YouTube Shqipëri. E të paktën në dy vitet e fundit, në TOP 20 të videokëngëve më të populluara, nuk është renditur asnjëherë një videokëngë e huaj. Kjo tregon që shqiptarët, pavarësisht se çfarë pretendohet apo mendohet, preferojnë më së shumti muzikën vendase. Kjo javë shënon rastin e parë në shumë vite kur një artiste e huaj debuton në TOP 5 të videokëngëve më të ndjekura në YouTube në Shqipëri. Bëhet fjalë për Shakirën, e cila me hitin e saj “Dai Dai” renditet këtë javë në vendin e katërt.


 

Powered by Blogger.