Emili Kasa vlersohet nga Billboard dhe Spotify.
Emili Kasa është një nga emrat e rinj më interesantë që po shfaqen në skenën muzikore italiane, me një stil që ndërthur urban, hip-hop, elektronikën dhe elemente rock. E lindur në vitin 2005 në Marche, Emili vjen nga një familje me origjinë greko-shqiptare dhe është rritur me muzikën shqiptare në familje. Me EP-në e saj të parë, Kalimera, ajo ka nisur të ndërtojë një identitet të veçantë artistik, larg formulave tradicionale të pop-it. Në vitin 2026, Billboard Italia e përzgjodhi Emili Kasa si një nga talentet më premtuese të skenës së re italiane, duke e bërë protagoniste të formatit të saj GENb, i dedikuar “next big thing”-ëve të muzikës. Vetëm pak javë më vonë, emri i saj mori një tjetër vlerësim të rëndësishëm, pasi u përfshi në Spotify RADAR Italia 2026, programi që zbulon dhe mbështet artistët më premtues të rinj. Me një identitet që lëviz mes dy kulturave dhe një dëshirë të shprehur për të sjellë në të ardhmen edhe më shumë elemente të muzikës shqiptare, Emili Kasa është padyshim një emër që ia vlen të mbahet në vëmendje.
Post a Comment