Në një botë plotë me kopje - Ji...irayo! (Intervistë)




Tregu muzikor shqiptar, pavarësisht se i njëjtë, funksionon ndryshe në dy anët e “kufirit”. Në Shqipëri, dilje në një festival dhe promovoheshe masivisht brenda natës. Vije re se me cilin kompozitor apo producent duhej të punoje për të marrë pjesë e për të fituar në këto festivale dhe, më pas, krijoje një farë prezence artistike në treg.

Në Kosovë, mungesa e festivaleve ka bërë që artistët të punonin edhe më shumë për të krijuar të njëjtën prezencë në treg. Koncerte, shfaqje, videoklipe, programe televizive, videokaseta etj. Investime të shumta, jo vetëm për të krijuar një emër, por edhe për ta ruajtur atë.

Por nëse artistët në Shqipëri u bënë të varur nga suksesi i festivaleve, në Kosovë artistët “varen” vetëm nga suksesi i krijimtarisë së tyre. E tani që në Shqipëri festivalet nuk kanë më fuqinë e viteve të shkuara, ndryshimi vihet re dukshëm.

Teksa në Kosovë një numër i madh talentesh të reja po zaptojnë tregun, në Shqipëri, përgjatë 2026-ës, ende nuk ka dalë një artist i ri me një hit apo sukses masiv që të tërheqë vëmendjen e publikut.

Një tjetër fajtor për këtë është edhe fakti që, për më shumë se një dekadë, në tregun shqiptar është krijuar një ide absurde se gjithkush mund të bëhet këngëtar. Ja të jetë çik e bukur, të ketë ca lekë dhe kjo mjafton. E ky mendim jo vetëm që është shumë herë më larg së vërtetës, por është tërësisht i gënjeshtërt.

Është një gjë të biesh në sy apo të bëhesh viral dhe komplet tjetër të kesh sukses artistik dhe ta kthesh atë në një karrierë.

Pa u futur fare në anën profesionale dhe te stafi që investohet në krijimin e një kënge, videoje etj., vetëm konkurrenca e tregut është investim më vete. Bazuar në idenë e mësipërme, shumë talente i janë futur këtij udhëtimi, vetëm për të kuptuar më pas vështirësitë që hasin në përpjekje e sipër.

E në pamundësi për të përballuar të gjithë këtë peshë, bien pre e “rrugëzgjidhjes” më të shkurtër: duke u bërë kopje e krijimtarisë së personazheve të njohur botërorë. Nuk është e vështirë ta dallosh, që nga veshja, teksti, ritmi, videoja, elementët e fshehur apo edhe deri te kopjimi total.

Por, kuptohet, tregu ynë është i vogël, krijimtaria e papërballueshme, po ashtu si dhe mungesa e profesionistëve.

Ndaj, kur në “dhomë” hyn dikush si irayo, ndjen një farë ekzaltimi.

Si muzikalisht, ashtu edhe vizualisht, ajo veçohet që me herën e parë. Më pëlqen shumë kur një artist e di se çfarë kërkon dhe nuk lëshon pe në krijimtarinë dhe personazhin e tij. E bën më unik, më të dëshirueshëm, sidomos në një biznes të tillë si ky i muzikës, ku të gjithë të bëjnë qejfin sa për të kaluar radhën dhe pas shpine të kritikojnë.

Është një nga vetitë më të mira që mund të kesh si artist në këtë biznes. Është diçka që nuk të çon ty tek publiku, por e sjell publikun tek ti. E një publik i tillë nuk është thjesht një “fans”, por shndërrohet në një publik besnik, i cili do të të shoqërojë përgjatë gjithë karrierës.

Ndaj prezenca e irayos në treg është e rëndësishme. Një shembull i mirë se jo thjesht të pretendosh, por të jesh vërtet vetvetja, është lëvizja më e duhur drejt një suksesi jetëgjatë.

Ndaj, në këtë botë që falë rrjeteve sociale po mbushet përditë e më shumë me kopje…

Ji..irayo!

 

Për dikë që po të zbulon për herë të parë, kush është IRAYO dhe çfarë përfaqëson ky emër artistik?

Irayo është një copëz e jemja që m’ka përndjekë prej që jom kon fmi, copëz e cila përkthehet, irayo eywa = faleminderit Zot. Unë jom gjithmonë falënderuese për gjithçka përreth që m’ka formu në personin që jom sot edhe mundohem me shpreh e me përjetu n’çdo aspekt.

 

Muzika jote nuk duket se ndjek gjithmonë formulat klasike të tregut shqiptar. Sa e rëndësishme është për ty të krijosh një identitet që nuk përshtatet domosdoshmërisht me atë që është “trending”?

Nuk është e rëndësishme aspak, me rëndësi është me kon autentike në atë që e ndjej, krejt jemi duke kalu eksperienca t’ngjajshme n’jetë prandaj mendoj që çdokush mundet me gjet veten kudo. Qëllimi jem është që dikush me gjetë veten përmes ni kënge. Sa i përket trendit, mendoj që është sen që vjen e shkon, you can catch it but it won’t last, kështu që I don’t bother at all.

 



Pyes, sepse ajo që më pëlqen në krijimtarinë tënde është fakti që ke krijuar një personalitet muzikor i cili jo vetëm dallon nga të tjerët, por është edhe unik në vetvete. Është specifikisht IRAYO. Si do ta përmblidhje krijimtarinë tënde me pak fjalë?

Liza në botën e çudirave 1951, kur qohet prej gjumit n’fund.

 

Sa personale është muzika jote? A ka gjëra që ndoshta nuk do t’i thoje dot kurrë në një bisedë, por mund t’i thuash përmes një kënge? Dhe cila nga këngët e tua e përfaqëson më së miri këtë?

Po definitivisht, ka këngë që e di që s’kisha mujt me i thonë në bisedë normale, ka këngë që jon komplet unë si individ. Është pak mix i seneve, po n’fund jon krejt unë. Unë jom mix i seneve. Ka shumë demo që s’kisha mujt kurrë me i folë në një bisedë, amo prej këngëve t’lansume është “Distanca”.

 


Është një shprehje: “If you fall in love with a writer, you will live forever in their words.”… Pak a shumë e njëjta gjë vlen edhe për muzikantët. A i ke falur ndokujt “përjetësinë” në muzikën tënde?


Nuk e limitoj përjetësinë në persona, se personat ndryshojnë njëjt si edhe unë. Përjetësinë jau fali vetëm memorieve.


 

 EP-ja “IASIS” është një nga projektet e tua më të fundit. Çfarë periudhe të jetës dhe krijimtarisë tënde përfaqëson ky projekt?

EP-ja IASIS është ndër projektet e mija t’preferume, Ago është super artist edhe ndihem e privilegjumë që m’ka ra me njoftu si person. Projekti veç ka rrjedhë lirshëm, shkaku që jena on the same wave për shumë sene. Ka mix t’emocioneve n’to, njëjt si na qysh jemi n’jetë, është reflektim i t’gjitha stages of grief, ka mërzi, regret, anger, acceptance, kështu që whenever u listen to it, mundesh me feel.

 



Skena muzikore e talenteve të reja në Kosovë kam vënë re se është më konkurruese dhe shumë më interesante se ajo e artistëve më të njohur. Ku e sheh veten në këtë skenë dhe a mendon se artistët më të popullarizuar i ka zaptuar njëfarë monotonie?

Jo aspak, mendoj që shumë jon tu u kryqëzu artistat e mdhenj shkaku që nuk po “bien sene t’reja”, kur n’fakt senet e reja prej tyre nuk po pranohen prej audiences. Mendoj që secili artist ndihet qysh ndihet, edhe thotë çka mendon që është ma mirë për to. Sa i përket për vendin tem n’treg, nuk e mendoj shumë ket pjesë, unë jom n’rregull me çkado që ndodhë, perderisa vazhdoj me kon vetvetja.

 

Në Kosovë, ndryshe nga Shqipëria, artistët e rinj duket se kanë më shumë liri dhe më shumë dëshirë për të eksperimentuar. A mendon se është e vërtetë kjo, apo ende ekziston presioni për të krijuar vetëm muzikë që funksionon komercialisht?

Po, tash ka ma shumë liri gjithqysh. Ka edhe ma shumë niche communities që po ndjeken e po bohen si “mini-trends”, që nuk i shohim shumë në Kosovë/Shqipni. Ka edhe presion me bo komercial, po ajo varet prej qëllimeve t’artistit.

 




Në këngën e re, në bashkëpunim me MC Kresha, ju këndoni: “N’gotë e lypi veten e nuk di m’u ndal / Me menë s’jom mo, sa her’ e kthej kohën s’jom ajo që u kon”. Më pëlqeu shumë kjo pjesë, sepse në një anë thotë “nuk jam më e njëjta”, por në të njëjtën kohë tenton të rikthehesh në kohë, sikur po kërkon një pjesë tënden apo një moment tëndin… Nëse ke mundësi të rikthehesh pas në kohë, cilin moment do të doje ta rijetoje apo ta ndryshoje disi? Si ia kam qëlluar? 

Ja ke qëllu hahaha, unë jom tip kogja nostalgjik. “N’gotë e lypi veten e nuk di mu nal”, jom mundu me tregu që kaniher na mungon vetja jonë e vjetër aq shumë sa që mundohemi me u kthy në habits t’vjetra që me u ndi qysh jemi ndi ma përpara, po ai sen nuk funksionon me sforcim, in the long run it’s better to let go.S’kisha ndryshu kurgjo, nashta isha kthy kur i kom pas 5 vjet me mendjen që e kom tash, veç me pa through that lens again.

 



Dhe, se jam shumë tip kurioz unë… çfarë keku ishte ai që haje në video? 

Hahahah tortë me çokooo, shumë e ronë u kon.

 

Më pëlqen shumë edhe krijimtaria në videot e tua, të cilat janë estetikisht super! Edhe stili në veshje më pëlqen shumë. Sa dorë ke ti në krijimtarinë vizuale? I ideon gjithçka vetë apo ke një ekip me të cilin bashkëpunon?

Faleminderit shumë, unë veshna vet, lyhna vet, flokët i boj vet. Videot i krijojnë Narcizem, my team. Idetë zakonisht fillojnë pas demove që i boj, ja dërgoj Oltit edhe Rimit, takohemi edhe e diskutojmë çka ish kon ideja ma e mirë për me përmbledhë kongën. Narcizem and irayo are one, whatever we do we do together. Big S/O i shkon audio engineer/producentit tem LAWA-s që është një ndër njerëzit ma kreativ edhe hardworking out there. Na jemi ni shpi.

 

Dhe së fundmi, duke të uruar shumë suksese, një pyetje që ua bëjmë të gjithëve: Kur do t’ju shohim live në Tiranë?

Hahaha, o me gjithë qef kurdo t’më jepet mundësia, love4tirana!!!

 

Elbino © Albanyac 09.2026

 




Powered by Blogger.