Stand-up njeh sukses në Tiranë


Kohët e fundit, skena e komedisë stand-up po njeh një hov të jashtëzakonshëm në Shqipëri, duke u kthyer në një nga trendet më të ndjekura të argëtimit kulturor. Klube të ndryshme po mbushen plot nga një audiencë që kërkon humor pa filtra, ku një shembull i shkëlqyer i këtij suksesi është "Comedy Thursday" te Tunèl Terrace në Tiranë, një event që mbledh çdo javë adhuruesit e humorit. 

Emra të talentuar si Florian Binaj, Bes Mustafaj, Mario Shtika, Valina Muçolli dhe Denis Taullaj kanë dëshmuar se kjo formë arti ka një potencial të madh për sukses. Këtë e vërteton dhe speciali i  Bes Kallakut, i cili pritet të jetë ndoshta projekti më madhor i këtij lloji në Tiranë, me një mbrëmje krejtësisht të dedikuar stilit stand-up.  Kjo lëvizje tregon qartë se komedia shqiptare po kalon në një tjetër nivel, po gjen një tjetër hapsirë në treg, e cila vjen më intime dhe më e drejtpërdrejtë me spektatorin.




Powered by Blogger.