Noizy, Blerimi dhe Loredana në premierën e "Blood Money"
“Blood Money” pati premierën botërore më 2 tetor në Zurich Film Festival, duke sjellë në tapetin e jeshil kastin shqiptar të filmit. Blerim Destani dhe Noizy ishin në qendër të vëmendjes, ndërsa në premierë u shfaq edhe Loredana, e shoqëruar nga Karim.
Drama me regji të Enkelejd Llucës zhvillohet në Durrës dhe bashkon Blerim Destanin, Noizyn dhe aktorin gjerman Moritz Bleibtreu në një histori që lidhet me luftimet ilegale dhe botën e basteve. Për Noizyn, filmi shënon edhe debutimin në një rol kryesor në kinemanë e metrazhit të gjatë.
Të nesërmen, Destani, Noizy dhe Bleibtreu u shfaqën edhe në programin ZFF Masters, ku folën për realizimin e filmit dhe eksperiencën e tyre në këtë produksion.
Post a Comment