Header Ads

Intervistë:LiNa - Shqiptarja e suksesshme në skenën muzikore austriake


Lajmet nga komuniteti shqiptar në Austri i kemi të rralla, e rreth talenteve muzikore pothuajse inegzistente, ndaj dhe ju mund ta kuptoni habinë time kur në listat e këngëve më të dëgjuara në vend renditej dhe një këngëtare e re me emrin LiNa e cila dalëngadalë po pozicionohet mirë në tregun muzikor vendas e në bashkëpunim me producentin e njohur Josef Mantl po tenton më gjërë. Në një konkurs të organizuar nga kompania JMC në të cilin morën pjesë me qindra talente nga mbarë Austria, ishte pikërisht LiNa ajo e cila do të përzgjidhej si fituese dhe do të nënshkruante kontratën muzikore më këtë kompani e cila sot synon ta shndërroj në princeshën e muzikës pop-dance. Fillimi duket i mbarë,kënga debutuese "Key Robot" po seleksionohet mirë në hitparejdet vendase dhe planet kanë filluar për një singël, album të dytë dhe një vizitë në Shqipëri...

Lina përshëndetje, si po ja kaloni! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë po punoni?

Faleminderit Elbino! Ndihem shumë mirë dhe aktualisht jetoj në Austri ku po punoj për karrierën time muzikor dhe po studioj shumë në të njëjtoën kohë.

Urime për këngën "Key Robot". Shikoj që është pritur shumë mirë në Austri...

Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur për hapat e parë, pavarsisht se të vegjël që po hedh në muzikë. Udhëtimi sapo ka filluar dhe rruga e muzikës më çon drejt një ndjenje lumturie dhe kënaqsie të papërshkrueshme.

Si u përfshit në muzikë?

Që prej fëmijërisë kam pas kënduar në shkollë dhe në shumë koncerte të vogla për fëmijë në qyetetin tim. Vura re se muzika do të ishtë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe kjo tingëllon mëse e vërtetë tani që po bëj pjesë në një projekt shumë të madh muzikor për të cilin jam duke punuar shumë.

Duke qënë se kjo është intervista juaj e parë për lexuesit tanë, a mund të na bëni një prezantim të shkurtër rreth vetes suaj?


Unë quhem Adelina Zenelaj dhe në muzikë njihem si LiNa. Jam shqiptare nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Austri me familjen. Dy vjet më parë kam filluar studimet për Stomatologji, të cilën e përzgjodha si profesionin tim të ardhshëm. Së fundmi kam filluar të merrem seriozisht me muzikë e cila është dhe pasioni më i madh që kam në jetë e do shërbejë si një mënyrë për ndarë ndjenjat dhe personin tim me botën.
Tani që ju ka prirë suksesi në muzikë i vazhdoni ende studimet?

Ende vazhdoj me studimet dhe do më duhet të shkoj në universitet dhe për disa vite të tjerë,sepse mjeksia kërkon shumë kohë dhe vëmendje.Tashmë që po i dedikoj shumë kohë dhe muzikës e kam pak të vështirë që të fokusohem vetëm në studime, por sidoqoftë po ja dalë mbanë dhe kam arritje të mira në të dyja fushat.





Si ndihen prindrit tuaj tani që po i dedikoheni profesionalisht muzikës?

Sigurisht që ndihen mirë dhe krenar për mua. Mendoj se të gjithë prindrit do ndiheshin të lumtur të shikonin fëmijët e tyre të realizonin ëndrrat.
Muzika Dance është shumë e pëlqyer në Europë, çka e bën dhe më të vështirë depërtimin në këtë treg. Kush ju ka ndihmuar për të gjëtur suksesin dhe për të qën këngëtarja që jeni sot?
Patjetër! Mendoj se një njeriu gjithmonë do ti duhet që të përjetojë dhimbje të mëdha për të arritur diçka të mrekullueshme. Na duhet të luftojmë për ëndrrat tona,dëshirat dhe për një të ardhme më të mirë.Gjithmonë do jetë dikush që do jetë më i mirë se ty e dikush që është më keq se ty, e rëndësishme është që të jetosh e të gëzosh për atë që ti po punon, për pasionin tënd. Mua më ka ndihmuar shumë ekipi i JMC drejtuar nga Josef Mantl i cili është dhe menaxheri im e njëkohësisht dhe përkrahësi im më i madh. Janë duke bërë një punë fantastike!

Cilat janë planet pas "Key Robot"? Ndonjë këngë apo video të re?
Jemi duke punuar për realizimin e dy këngëve të reja dhe sapo kemi përfunduar singlën time të dytë e cila do publikohet së shpejti dhe titullohet "Let the Party Rock".Momentalisht jam e pronotuar për të kënduar në shumë koncerte këtu në Vjenë, por ndërkohë po përgatitemi dhe për videoklipin tim të dytë.


Ma do mendja pas tyre do kemi dhe një album?
Hap pas hapi,ditë pas dite, gur pas guri, do thoshte ëhitney Houston. Albumi mendohet të publikohet nga vjeshta dhe do ti përkasi gjinisë muzikore pop-dance. Gjithçka do të realizohet nga JMC e cila ishte dhe kompania që më zbuloi e tani menaxhon aktivitetin tim.

Familja juaj është larguar prej Prishtinës që prej 1998, a jeni rikthyer më pas?

Po! Sigurisht që jam rikthyer shumë, shumë herë. Kemi kaluar pushime shumë të bukura jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri si në Gjirokastër,Sarandë e meqë ra fjala më ka marrë malli shumë.

A do kemi rast të ju dëgjojmë të këndoni në Kosovë apo Shqipëri së shpejti?

Unë dhe z.Manl jemi duke menduar dhe punuar që një gjë e tillë të ndodh dhe jemi të sigurt se së shpejti do e kemi këtë rast.
Në fund, do desha të ju falenderoja për kohën dhe sinqerisht ju uroj më të mirat për juve dhe karrierën tuaj muzikore.

Kënaqsia ishte e imja. Gjithashtu ju falenderoj juve dhe "Shekullin" për interesimin e treguar drejt meje. Shumë përshëndetje për të gjithë shqiptarët, shpresoj të ju shikoj së shpejti!

Intervistoi/përgatiti: Elbino

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.