Header Ads

Një tjetër festë për "Eagle View"


Fadil Berisha javën që shkoi organizoi një tjetër festë për të promovuar revistën e tij "Eagle Vieë" dhe këtë herë ne ishim prezent. Ajo u zhvillua në klubin "La Pomme" në Manhatan ku ishin të ftuar shumë shqiptarë të njohur midis të cilëve Aurela Gaçe, Anxhela Martini,Blerim Destani,Alma G etj. Në ekrane ishin ekspozuar faqet e revistës te cilat sigurisht shfaqin punën e mrekullueshme të Fadilit dhe bukurinë e natyrës dhe rracës shqipëtare etj etj etj Shumë krenar domethënë! Blerim Destani ishte prezent dhe unë desha ta takoja për të bërë një intervistë, por kishte shumë njerëz dhe ai ishte gjithmonë në shoqërinë e dikujt dhe ndërrova mendje. Në fakt përveç disa miqve të mi nuk takova asnjë tjetër (dhe pse miqtë e mi i takuan të gjithë lol), nuk di pse, por sikur nuk isha në qejf. Megjithatë bëra goxha muhabet me menaxheren e lokalit! Hahahaha! I premtova që për dy vjet lokalin do e ketë ajo në pronësi ( Ti kujtoj vetes të mos pijë më Vodka Fusion!) Fadili po takohej e po fliste me të gjithë, Aurela gjithashtu, ndërsa Anxhela...unë nuk e vura re fare, vetëm kur ma treguan se ku ishte. Në fakt party ishte cool , të gjithë dukeshin të gëzuar dhe personalisht mendoj se të tilla takime duhet të ndodhin më shpesh. Le të shpresojmë! Në një moment një mikja ime më fton të takoj një producent shqiptar i cili banon në Amerikë emrin e të cilit nuk e mora dot vesh, por po më tregonte sesi do xhironte një film në Shqipëri me një producent të huaj që kishte bërë një film të njohur titullin e të cilit prapë nuk e mora vesh (kishte shumë zhurmë helloooo!) I them shokut producent, më jep kartën e biznesit dhe e kontaktoj më vonë, pasi në klub nuk mund të bisedojmë, kur më thotë "Më kërko në Google se më gjen e i mëson të gjitha për mua." E pashë një herë...o shoku producent pa kartë biznesi. Unë të kam këtu ti më thua më kërko në Google? Hahahaha! OK! Pastaj më tregoi sesi një gazetare e cila është më e mira në Shqipëri i kishte bërë një shkrim dhe se ajo punonte për "Shekullin".I them se nuk e njoh. Më shikon i habitur. Ja po kërkoj falje publike që nuk e njoh gazetaren! Hmmm...në rregull. Pastaj më pyet nëse njoh Adi Krastën. Ajo pyetje si me pyet një shqiptar a ke ngrën ndonjëherë byrek hahahha. I them që Adi është në Amerikë (e kisha parë në një restorant, lexo shkrimin tjetër). Shoku producent më shikon një herë pastaj më thotë "Ti vëllai më duket qënke kshu si high (nuk po i gjente dot fjalën në shqip që do të thotë sikur ke pirë drogë). E pashë dhe i them "Me që ma kujtove, po iki të marrë dhe një pije.Shnet!". Mikja ime më tërheq prej krahu më pyet pse po iki dhe i përgjigjem "Ti e gjete ti mbaje!" Sa Çufo ka bota, pse për të gjithë ata do shkruaj unë lol! Si përfundim, revista do dalë së shpejti dhe është cool. Unë u largva pa përfunduar festa akoma, e pas meje pashë të largohej dhe Blerim Destani...me një femër, e cila nuk ishte e njohura e tij. E di, e di...po ja fus kot dhe unë! Për një moment ashtu mendova, derisa filluan të përqafoheshin, e përqafoheshin...e përqafoheshi...ka ndonjëri kokoshka?

4 comments:

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.