Header Ads

Genta publikon kopertinën e albumit?


Mesaduket nuk kanë qënë fjalë sa për të thënë, premtimet e Gentës se këtë vit do të publikoj një album të ri në të cilin do të përmblidhen disa prej hiteve të shkuara dhe disa këngë të reja. Këtë javë këngëtarja, ju prezantoi fansave dhe atë çka mendohet se do të jetë fotoja e kopertinës së albumit (sipër). Midis këngëve të reja do të jetë dhe kënga "Te unë" e cila kur ta dëgjoni do ju kujtoj "Doën On me " të Jeremih dhe 50 Cent, pasi kanë të njëjtin ritëm. Këtë herë veç, Genta është siguruar që të jetë legalisht në rregull dhe për këtë janë respektuar të gjitha të drejtat e autorit dhe pagesat përkatëse. Kënga është punuar nga KAOS çka do të thotë se një tjetër hit do kemi prej saj.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.