Header Ads

Vesa Luma sjell "Ti po don"


Vesa ka publikuar videokëngën e re "Ti po don" dhe ashtu siç premtoi ka sjell një hit. Kënga është e bukur, megjithëse do kishim uruar që ato prerjet muzikore të ishin disi më të rralla, por gjithsesi pas disa dëgjimesh jemi të sigurt që kjo do jetë një prej këngëve më të dëgjuara këtë verë. E njëjta gjë vlen dhe për videoklipin. Në përgjithësi është një videoklip ok i cili na kujton pak Geri Hariëell tek "Mi Chico Latino". Ne nuk mundemi te ju sjellim videoklipin, sepse një kompani (nëse është e tillë) e njohur si EasyCom pretendon të ketë të drejtat dhe blla blla blla e ka bllokuar për ta ndarë si video në faqet e tjera të internetit. Personalisht një veprim i tillë më duket komplet idiotik, sepse këngëtarët tanë nëpërmjet videove dhe shpërndarjes së tyre në internet kanë arritur të bëhen të njohur për publikun shqiptar, sidomos atë të diasporës i cili organizon dhe koncertet më fitimprurëse. Kjo kompani veç sa i kufizon promovimin dhe në mënyrën më qesharake kërkon të shesi dhe videot e këngëtarëve online. Seriozisht? Hahahahahaha! Nejse, seicili bën zgjedhjet e veta, por unë thjesht desha t'ju bëj të ditur për një moment se nuk kam për të publikuar ndonjëherë ndonjë video e cila mundësohet nga kjo kompani. Shnet!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.