Header Ads

Linda Halimi publikon video,këngë dhe niset për në Amerikë!


Kjo është botë më vete dhe zor të kutphet se çfarë i shkon nëpër mendje, por videoklipi i "Kohën do ta ndal" është videoklipi më i keq i këtij viti. Duket sikur janë mbledhur çunat e lagjes dhe opa! Kënga pavarsisht se në ritmet e viteve '90 nuk është dhe aq e keqe, por s'ka për tu bërë hit. Ndërkohë ne nuk e kuptojmë se përse ajo ka zgjedhur të realizoj këtë këngë në videoklip dhe jo "Take Me" një bashkëpunim me Big D, e cila është vërtetë këngë e bukur dhe kënduar super nga Linda, e cila e kombandon vokalin në përshtatje me melodinë pa egzagjerimet e zakonshme të vokalit. Personalisht do kisha preferuar këtë këngë pa pjesën rrep, por gjithsesi është super. Këto dy këngë Linda i ka publikuar përpara se të nisej për në Amerikë, ku thuhet se do të qëndrojë për disa javë, për të realizuar disa projekte muzikore.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.