Header Ads

Yllka Kuqi publikon "Realitet"


Oh Yllka! Nga t'ja fillojmë...atëherë; E dashur, uli poshtë lapsat,rimelat,kutite e tualetit dhe herën tjetër nuk ka nevoj me lujt me fytyrën tënde e me u pikturu kot e kot, se je shumë e bukur e nuk të nevojitet fare. Nëse në fillim të videos (e cila nuk ka ndonjë ide, por është thjesht kuturu) del si femër fatale,pse pastaj del me atë fustan jeshil sikur do shkosh në mbrëmjen e maturës? Mirë që njerzit nuk lexojnë po të paktën shikoni Tv dreqi ta haj! Përsa i përket këngës,"Realitet" ka një melodi fantastike dhe është e bukur deri në momentin kur fillon pjesa "duhet ta ndjej, të vërtetën..." e cila duket si e huaj në këtë këngë dhe ja prish shanset për të qënë perfekte. Sidoqoftë dhe pa atë refren të shëmtuar, zor se do mundnim ta shikonim këtë video. Nuk arrij ta besoj sesi dikush mund ta shëmtoj me lloj-lloj bojrash fytyrën e bukur të Yllkës. Tmerr!


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.