Bleona përgjigjet: Është thjeshtë një inatë që ka lidhje më shumë me xhelozinë sesa patriotizmin dhe më vjen shumë keq për këtë
Ajo shprehja "E hodhi budalli gurin në lumë e të gjithë pas tij shkuan e u mbytën" (ok jo egzaktësisht kështu,por e dini për kë e kam fjalën), tashmë do filloj të përdoret "Vdeksha unë për anglishten tuaj në Shqipëri që ma mbroni me TOEFL e ma flisni me sintaksë korçare". Po që nuk ju mbushet mendja që e kanë gabim? Absolutish që po! Normalisht që lajmet negative shesin se këto të suksesshmet jo vetëm që nuk shesin,por nuk i beson njeri. Më shkruan njëra "Rita Ora s'ka mundësi të jetë shqiptare! S'duket si shqiptare fare." Po mirë më, unë po të doja të bëja dikë shqiptar pse do bëja Rita Orën? Bëja Roberto De Niron siç e bën gjysma e gazetarëve amatoreskë në Shqipëri. Nuk kanë fajë të shkretët. Me 100 televizione private dhe 200 gazeta e revista që më shumë shkruajnë anglisht, më falni kopjojnë anglisht sesa shqip...çfarë të bëjnë do shpikin ndonjë gjë. Thjesht një sqarim këtyre që përdorin fjalët e panevojshme në anglisht në botimet e tyre- Një gjë e tillë nuk shikohet si dituri por si mungesë fjalori. Tani hopa tek çështja e Bleonës. Këngëtarja nëpërmjet rrjeteve shoqerore është përgjigjur në lidhje me akuzat që i kanë bërë (grrrrrrr) rreth mos foljes shqip në atë intervistën e famshme...Ja çka thënë ajo:
“Unë nuk e kuptoj me të vërtetë mllefin që është krijuar kundër meje... do të doja ta nisja këtë intervistë me një mesazh të përgjthshëm për të gjithë fansat e mi. E shikoj që ka komente që unë nuk kam folur shqip në intervistë! Ajo që unë po bëj është po pres momentin që mediat amerikane do të më kushtojnë vëmendjen e duhur! Unë po e ruaj ëmbëlsirën për në fund! Në momentin e parë që do të kem një intervistë në US NATIONAL TV atëherë e gjithë intervsta do të jetë në shqip! Dhe ajo dite do të jetë shumë afër. Ka ardhur koha që bota të marrë vesh kush jemi ne shqiptarët! Prandaj ju lutem kursejini komentet deri në momentin që televizionet amerikane do të bëjnë emisione rreth meje dhe muzikës time. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe krenare për gjakun që rrjedh ne venat e mia! Me shume mall e dashuri, Bleona”!
“Më vjen vërtetë shumë keq sepse fillimisht shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk është një intevistë në kanalin kombëtarë amerikan, është thjeshtë intevistë interneti. Ka pasur shumë artistë të tjerë amerikanë dhe nuk ka qenë vetëm rreth meje dhe intervista ka qenë thjeshtë për të folur për muzikën dhe të mos harrojmë që kompania ime e Pr këtu me sygjeroi që unë të flisja për pashaportën amerikane mbasi janë duke pregatitur një emision rreth meje në televizionin kombëtarë kështu që në momentin që mua do të më kushtohet vëmendja e duhur nga mediat amerikane atëherë e di unë çfarë të them në intervistë por unë fillimisht duhet të pranohem nga publiku amerikan në mënyrë që të kem vëmendjen e duhur ku do të krijohen emisione rreth meje. Intervista ka qenë për BLACK ENTERTAINMENT AWARDS BET që nuk ka lidhje fare me kombësinë, shpresoj që njerëzit duhet të kuptojnë dhe poziten time, vetëm ju kërkoj të presin dhe pak, ajo që mua më duhet tani është mbështetja nga fansat e mi dhe jo komentet e njerëzve negativ. Është thjeshtë një inatë që ka lidhje më shumë me xhelozinë sesa patriotizmin dhe më vjen shumë keq për këtë”.
Post a Comment