Header Ads

Dafina Zeqiri me të dashurin në videon e re - Shikoje këtu


Kur fansat postojnë lart e poshtë në Facebook duke të akuzuar se po kopjon artistët e tjerë botërorë, ndoshta gjëja e fundit që duhet të bësh është të realizosh një klip alla "Halo" dhe ti vësh titullin "Dangerously in Love". E njeh Beyonce kjo? Ka mundësi që jo! Biles kënga në fillim ka dhe një ritëm të ngjashëm,përveçse tek "Halo" ai ritëm vendoset në plan të dytë,kurse tek kënga e Dafinës është më i fortë dhe në plan të parë. Po s'ka problem, se tashmë jemi mësuar me frymëzime ndaj le të kalojmë tek videoklipi i cili në skenat e xhiruara në hotel është SUPER, ndërsa në skenat e plazhit dhe "kopshit zoologjik" (ëTF!) duket shumë amator. Megjithatë duhet të veçojmë stilin e Dafinës e cila të gjitha veshjet në video i ka shumë të bukura. Përsa i përket këngës, nuk ka për tu bërë hit menjëherë dhe është është pritur pak ftohtë nga dëgjuesit, por pas dëgjimeve të shpeshta do bëj për vete publikun. Ne na pëlqen.Ah! Përpak desh harruam! Djali në video është i dashuri i saj. Çift simpatik!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.